VIDEO/ Dominim total i “La Furia Roja”, Spanja shënon edhe golin e tretë ndaj Kroacisë, mbyllet pjesa e parë

Janë padyshim favorit për fitimin e titullit kampion. “La Furia Roja” spanjolle ka kapitulluar totalisht kundërshtarë, teksa ka shënuar edhe golin e tretë, në sfidën e tyre të parë, në këtë rrugëtim të Kampionatit Evropian të futbollit. Nga një aksion fantastik i skuadrës së tij ka përfituar maksimalisht anësori i mbrojtjes, Dani Carvajal, i cili […]

Qeshor 15, 2024 - 19:05
 0
VIDEO/ Dominim total i “La Furia Roja”, Spanja shënon edhe golin e tretë ndaj Kroacisë, mbyllet pjesa e parë

Janë padyshim favorit për fitimin e titullit kampion. “La Furia Roja” spanjolle ka kapitulluar totalisht kundërshtarë, teksa ka shënuar edhe golin e tretë, në sfidën e tyre të parë, në këtë rrugëtim të Kampionatit Evropian të futbollit.

Nga një aksion fantastik i skuadrës së tij ka përfituar maksimalisht anësori i mbrojtjes, Dani Carvajal, i cili me një goditje të saktë nga brenda zonës ka arritur të ndëshkojë portierin Livakovic, duke siguruar totalisht fitoren. Rezultati shkon në 3 me 0.

SPANJË 3-0 KROACI

29′ Morata, 32′ Ruiz, 45+2 Carvajal

NGJARJET KRYESORE

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin e trefishtë të Spanjës!

45’+2′ GOOOL SPANJA 3-0/

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

42′ Josko Gvardiol pason topin afër shtyllës së djathtë, Budimir nuk arrin ta kapë topin dhe të shënojë duke shpërdoruar një shans të artë për Kroacinë. (VIDEO)

39′ Pedri nuk ndjehet mirë dhe merr ndihmën e mjekëve, mesfushori i Spanjës është në gjendje të vazhdojë lojën.

34′ Brozoviç gjuan drejt cepit të portës, por është i pafat pasi Unai Simon ndalon topin në këndi e poshtëm të djathtë. (VIDEO)

32′ GOOOL SPANJA 2-0/ Pedri bën një pasim të mirë dhe zgjedh Fabian Ruiz brenda zonës, ky i fundit me shpejtësi bën një goditje e cila shkon në këndin e poshtëm të djathtë dhe e lë portierin të pafuqishëm për të reaguar. (VIDEO)

29′ GOOOL SPANJA 1-0/ Fabian Ruiz i jep një pasim fantastik Alvaro Moratës, ky i fundit gjuan me një gjuajtje të shkëlqyer të ulët në mesin e rrjetës. (VIDEO)

22′ Budimir gjuan një top të gjatë drejt portës, por Unai Simon bën një pritje të shkëlqyer. (VIDEO)

21′ Minuta të qeta nga të dyja skuadrat, ka qarkullim të topit në mesfushë.

7′ Morata godet drejt këndit të poshtëm djathtas, por Livakoviç është i pozicionuar mirë dhe bën një pritje të rehatshme. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

SPANJA: Simon, Kukureja, Naço, Le Normand, Karvahal, Pedri, Rodri, Ruiz, Niko Uilliams, Morata, Lamin Jamal

Trajner: Luis De la Fuente

KROACI: Livakoviç, Stanisiç, Sutalo, Pongraçiç, Gvardiol, Kovaçiç, Brozoviç, Modriç, Majer, Budimir, Kramariç

Trajner: Zlatko Daliç

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.