Shqipëria zhgënjeu me Italinë, notat e futbollistëve pas ndeshjes

Kuqezinjtë nuk mundën të dilnin me pikë mbrëmjen e sotme në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, edhe pse ishim ne që shënuam të

Qeshor 15, 2024 - 23:25
 0
Shqipëria zhgënjeu me Italinë, notat e futbollistëve pas ndeshjes

Kuqezinjtë nuk mundën të dilnin me pikë mbrëmjen e sotme në “Signal Iduna Park” të Dortmundit, edhe pse ishim ne që shënuam të parët me anë të Nedim Bajramit.

Duhet theksuar se goli i Bajramit në sekondën e 24-ërt është më i shpejti në historinë e një kampionati europian.

Megjithatë pas këtij goli kuqezinjtë thuajse u zhdukën nga fusha, dhe ishin Italianët të cilët dominuan përgjatë 90-të minutave.

Sipas Soffascore, Nedim Bajrami ka marrë notën më të lartë në kombëtaren shqiptare, duke u vlerësuar me 6.9, ndërsa nga Italia ishte Bastoni i cili u vlerësua me 8.4 dhe u shpall lojtari i ndeshjes.

Ndërkohë që më pak i vlerësuari te Shqipëria ka qenë Armando Broja, i cili është vlerësuar me notën 6.1.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.