VIDEO/ Të shtëna me armë në një park në Michigan, 10 të plagosur

Të paktën 10 persona, duke përfshirë fëmijë, u plagosën pas të shtënave me armë në një parg në Detroit të shtunën rreth orës 17:00, tha

Qeshor 16, 2024 - 09:15
 0
VIDEO/ Të shtëna me armë në një park në Michigan, 10 të plagosur

Të paktën 10 persona, duke përfshirë fëmijë, u plagosën pas të shtënave me armë në një parg në Detroit të shtunën rreth orës 17:00, tha policia.

Autori i dyshuar nuk është arrestuar ende, por policia ka deklaruar se e ka gjetur vendin ku fshihet dhe ka rrethuar pronën.

Arma e përdorur është gjetur në vendin e sulmit.

Sipas meideve të huaja, një burrë doli nga një makinë përpara Brooklands Plaza Splash Pad në Rochester Hills, Michigan, dhe qëlloi rreth 30 herë me një pistoletë gjysmë automatike Glock 9 mm, shpjegoi Sherifi i Qarkut Oakland, Michael Bussard gjatë konferencës për shtyp.

Nuk dihet ende nëse ndonjë nga të plagpsurit ka humbur jetën, sipas policisë.

SHBA, një vend me më shumë armë në qarkullim se sa njerëz (rreth 400 milionë), paguan një çmim jashtëzakonisht të rëndë për përhapjen e tyre dhe lehtësinë karakteristike të blerjes, me dhjetëra mijëra vdekje çdo vit ndërsa përpjekjet për të vendosur kontrolle më të forta zakonisht dështojnë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.