Realizoi golin më të shpejtë në historinë e Evropianit, Nedim Bajrami: E kam ëndërruar që fëmijë të shënoj për Shqipërinë në Kampionat

Shqipëria u mund 2-1 nga Italia në “Signal Iduna Park” të Dortmundit mbrëmjen e djeshme. Edhe pse kaluam të parët në avantazh që

Qeshor 16, 2024 - 09:50
 0
Realizoi golin më të shpejtë në historinë e Evropianit, Nedim Bajrami: E kam ëndërruar që fëmijë të shënoj për Shqipërinë në Kampionat

Shqipëria u mund 2-1 nga Italia në “Signal Iduna Park” të Dortmundit mbrëmjen e djeshme.

Edhe pse kaluam të parët në avantazh që në sekondën e 24-ërt me anë të Bajramit, u treguam të pafuqishëm për të ruajtur rezultatin. Megjithatë, Bajrami realizoi golin më të shpejtë në historinë e Kampionatit Evropian.

Pas përfundimit të sfidës ai dha një prononcim për UEFA-n.

“Të shënosh për Shqipërinë në një kampionat Europian për mua ka qenë një ëndërr. E kam ëndërruar këtë që fëmijë dhe kam punuar shumë fort për këtë. Nuk e dija që shënova golin më të shpejtë në historinë e Evropianit, por duhet të vazhdoj ta mbaj. Në ditët në vijim ne duhet të përgatitemi për ndeshjen me Kroacinë”, deklaroi Bajrami.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.