FOTO: Rama ndjek ndeshjen Shqipëri-Itali në stadiumin e Dortmundit, Linda e veshur kuqezi

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e djeshme në Dortmund për të ndjekur ndeshjen Itali-Shqipëri. Ai shoqërohej edhe nga bashkëshortja Linda Rama, e cila siç shihet në këto foto është veshur kuqezi. Krah kreut të qeverisë ndodhet edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ndërkohë, në stadium ishin edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, si ministri Taulant Balla, […]

Qeshor 16, 2024 - 10:05
 0
FOTO: Rama ndjek ndeshjen Shqipëri-Itali në stadiumin e Dortmundit, Linda e veshur kuqezi

Kryeministri Edi Rama ishte mbrëmjen e djeshme në Dortmund për të ndjekur ndeshjen Itali-Shqipëri. Ai shoqërohej edhe nga bashkëshortja Linda Rama, e cila siç shihet në këto foto është veshur kuqezi.

Krah kreut të qeverisë ndodhet edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka. Ndërkohë, në stadium ishin edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, si ministri Taulant Balla, Igli Hasani apo Ogerta Manastirliu.

Më herët kryeministri Rama shprehu opinionin e tij për sfidën në një intervistë për “TuttoSport”.

Shefi i qeverisë si një tifoz i deklaruar italian, tha se do ta ndjekë ndeshjen nga tribunat e stadiumit dhe dëshiron që kuqezinjtë dhe axurrët të ndahen me një barazim, rezultat që do të komplikonte Grupin B.

“E pabesueshme. Do të jetë hera e parë dhe shpresoj e fundit në jetën time, që dëshiroj që Italia të mos fitojë një ndeshje në Kampionatin Europian.

Por gjithsesi, mua do më pëlqente më mirë një barazim, i cili për kuqezinjtë tanë do ngjante si një fitore.

E di që për “axurrët”, një barazim me Shqipërinë do ishte fillimi i një gjyqi ndaj Spalletit. Por, për fat të keq, Italisë nuk mund t’i uroj asgjë më shumë se një barazim”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.