Rrjeti ‘kryqëzon’ Hysajn: Uli kokën mos goditet nga topi (Video virale)

Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 2 me 1 nga Italia në ndeshjen e parë të Grupit B në Europianin 2024 në Dortmund, Gjermani. Kuqezinjtë kaluan në epërsi pas vetëm 23 sekondave lojë me supergolin e Nedim Bajramit, por rezultati u përmbys shumë shpejt nga ‘Axurrët’. Vetëm 10 minuta zgjati festa, pasi Barella mposhti Strakoshën. […]

Qeshor 16, 2024 - 10:55
 0
Rrjeti ‘kryqëzon’ Hysajn: Uli kokën mos goditet nga topi (Video virale)

Kombëtarja shqiptare e futbollit u mposht 2 me 1 nga Italia në ndeshjen e parë të Grupit B në Europianin 2024 në Dortmund, Gjermani.

Kuqezinjtë kaluan në epërsi pas vetëm 23 sekondave lojë me supergolin e Nedim Bajramit, por rezultati u përmbys shumë shpejt nga ‘Axurrët’.

Vetëm 10 minuta zgjati festa, pasi Barella mposhti Strakoshën. Por ajo që ka irrituar tifozët është një veprim i Elseid Hysaj.

Mbrojtësi në momentin që Barella ka gjuajtur topin, uli kokën dhe në këtë moment topi përfundoi brenda rrjetës.

Videoja e këtij momenti është bërë virale në internet dhe tashmë tifozët në rrjetet sociale po kryqëzojnë Hysajn në rastin e golit të barazimit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.