Gjesti i bukur i tifozëve shqiptarë: Kënduan të gjithë në kor himnin e Italisë (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 2-1 me Italinë në ndeshjen e parë të Grupit B në Europianin 2024, ndërsa stadiumi i Dortmundit si rrallë herë ishte veshur kuqezi. Momentet e emocionuese të tifozerisë shqiptare nga tribunat e Dortmundit, i ndjeu edhe skuadra italiane, pak para fillimit të ndeshjes. Gjesti i bukur i tifozëve shqiptarë ndodhi […]

Qeshor 16, 2024 - 10:55
 0
Gjesti i bukur i tifozëve shqiptarë: Kënduan të gjithë në kor himnin e Italisë (VIDEO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit humbi 2-1 me Italinë në ndeshjen e parë të Grupit B në Europianin 2024, ndërsa stadiumi i Dortmundit si rrallë herë ishte veshur kuqezi.

Momentet e emocionuese të tifozerisë shqiptare nga tribunat e Dortmundit, i ndjeu edhe skuadra italiane, pak para fillimit të ndeshjes.

Gjesti i bukur i tifozëve shqiptarë ndodhi gjatë himnit të kombëtares italiane.

Tifozët shqiptarë kënduan bashkë me tifozët italianë himnin e Italisë, një kor i vetëm u ngrit brenda stadiumit ‘Iduna Park’ në Dortmund. ‘Tifozët italianë dhe shqiptarë të bashkuar në një himn të vetëm’, shkruajnë mediet italiane.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.