Hodhi molotov në protestën para Bashkisë, gjykata liron 39-vjeçarin (EMRI)

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë protestuesin Bledar Krasniqi, që u arrestua pas protestës së fundit që u zhvillua nga opozita para Bashkisë së Tiranës. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje teksa këtë të diel la ambientet e paraburgimit ku ndodhej prej 2 ditësh. Krasniqi, u akuzua se ka hedhur molotovë […]

Qeshor 16, 2024 - 11:45
 0
Hodhi molotov në protestën para Bashkisë, gjykata liron 39-vjeçarin (EMRI)

Gjykata e Tiranës ka lënë të lirë protestuesin Bledar Krasniqi, që u arrestua pas protestës së fundit që u zhvillua nga opozita para Bashkisë së Tiranës.

Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje teksa këtë të diel la ambientet e paraburgimit ku ndodhej prej 2 ditësh.

Krasniqi, u akuzua se ka hedhur molotovë në drejtim të policisë dhe godinës së Bashkisë.

Mbi 39-vjeçarin rëndojnë veprat penale “Prishja e qetësisë publike”, “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.