Aksident i rëndë në Greqi, makina përplaset me autobusin, katër të vdekur

Katër persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Toxotes Xanthi, Greqi. Një

Qeshor 16, 2024 - 12:10
 0
Aksident i rëndë në Greqi, makina përplaset me autobusin, katër të vdekur

Katër persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm në Toxotes Xanthi, Greqi.

Një makinë dhe një autobus u përplasën me njëri-tjetrin në autostradën e vjetër Ksanthi-Kavala.

Sipas medieve greke, 6 persona kanë mbetur të lënduar. Makina është shkatërruar plotësisht nga aksidenti, ndërsa personat që ndodheshin në të gjetën vdekjen e menjëhershme.

Si ndodhi aksidenti

Një makinë u përplas me një autobus që udhëtonte nga Toxotes në drejtim të Ksantisë.

Sipas vlerësimeve të para, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është futur nën autobus. Përplasja ka qenë e rëndë, dhe pasagjerët e makinës kanë humbur jetën menjëherë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.