Euro 2024/Itali–Shqipëri rekord televiziv, u pa nga rreth 11 milionë telespektatorë italianë

Ndeshja Itali–Shqipëri që u zhvillua të shtunën në kuadër të eliminatoreve të Euro 2024 ka shënuar një rekord televiziv për Italinë. Plot 11 milionë telespektatorë italianë raportohet se panë të tronditur momentin kur skuadra e tyre u gjet në disavantazh që në 23 sekondat e para nga goli i Nedim Bajramit, sipas të dhënave nga […]

Qeshor 16, 2024 - 12:35
 0
Euro 2024/Itali–Shqipëri rekord televiziv, u pa nga rreth 11 milionë telespektatorë italianë

Ndeshja Itali–Shqipëri që u zhvillua të shtunën në kuadër të eliminatoreve të Euro 2024 ka shënuar një rekord televiziv për Italinë.

Plot 11 milionë telespektatorë italianë raportohet se panë të tronditur momentin kur skuadra e tyre u gjet në disavantazh që në 23 sekondat e para nga goli i Nedim Bajramit, sipas të dhënave nga shërbimet matëse të audiencës në Itali.

Rreth 10.130.000 telespektatorë ndoqën kanalin Raiuno me 55,17% të audiencës atë moment dhe 450 mijë kanalin Sky me 2,45% të audiencës totale.

Pjesa e parë e ndeshjes regjistroi dhe 10.454.000 spektatorë, ndërsa pjesa e dytë mbi 10,3 milionë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.