Paralajmërohen tifozët e “Tre luanëve”: Kujdes nga huliganët e Serbisë
Tifozët e Anglisë janë paralajmëruar se mund të jenë në shënjestër e huliganëve famëkeq serbë, të cilët janë të njohur për trazirat që shkaktojnë në ndeshjet e mëdha. Përballja e tyre hapëse me Serbinë të dielën është identifikuar si një nga katër ndeshjet me rrezik të lartë në fazën e grupeve të Kampionatit Europian këtë […]
Tifozët e Anglisë janë paralajmëruar se mund të jenë në shënjestër e huliganëve famëkeq serbë, të cilët janë të njohur për trazirat që shkaktojnë në ndeshjet e mëdha.
Përballja e tyre hapëse me Serbinë të dielën është identifikuar si një nga katër ndeshjet me rrezik të lartë në fazën e grupeve të Kampionatit Europian këtë sezon. Anglia do të përballet me Serbinë në “Veltins-Arena” të Gelzenkirshenit në Gjermaninë Perëndimore të dielën. Por për djemtë e Garet Sauthgejtit, të cilët do të kërkojnë të vendosin statusin si një nga favoritët për të fituar Europianin, ndeshja mund të jetë qendra e huliganizmit për shumë tifozë.
Tifozët e “Tre luanëve” kanë krijuar një reputacion të dobët për sjelljen e tyre jashtë kufijve ndër vite. Dhe çmimi i lirë i birrës së fortë në Gjermani ka bërë që Ministria e Jashtme të lëshojë një paralajmërim zyrtar për tifozët duke u thënë atyre të “pinë me përgjegjësi” dhe të shmangin konfliktet në rrugë dhe stadium me tifozët ultras të Serbisë. A do të mjaftojë reduktimi i alkoolit në birrën që do të shërbehet nesër në “Veltins”?
What's Your Reaction?