Mashtrimi me vizat amerikane, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim 5 persona

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 të pandehur, të arrestuar për mashtrim me vizat amerikane në shkurt të këtij viti. Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Renato Naston, Klea Priftin, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin, Xhemal Seserin dhe Eduart Gjinin, i cili është ende në kërkim. Nga hetimet e […]

Qeshor 16, 2024 - 14:40
 0
Mashtrimi me vizat amerikane, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim 5 persona

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 5 të pandehur, të arrestuar për mashtrim me vizat amerikane në shkurt të këtij viti.

Prokuroria e Tiranës ka dërguar për gjykim Renato Naston, Klea Priftin, Klaudio Leçinin, Klaus Kapedanin, Xhemal Seserin dhe Eduart Gjinin, i cili është ende në kërkim.

Nga hetimet e SPAK ka rezultuar se Renato Nasto falsifikonte të dhënat për vizë amerikane dhe merrte 10 mijë euro.

Nasto është i dyshuari kryesor i cili përmes Instagramit, ku kishte krijuar një faqe me emrin “Viza amerikane insider”, reklamonte aktivitetin e tij të paligjshëm.

Ai gjente klientët dhe pastaj niste procedurat për aplikimin e vizave.

Disa nga personat e përfshirë në këtë skemë mashtrimi kanë plotësuar formularët me të dhëna të rreme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.