Policia qëllon një person pasi kërcënoi me sëpatë gjatë Euro 2024

Policia e Hamburgut ka konfirmuar se ka qëlluar një person që i ka kërcënuar me sëpatë pranë vendit ku tifozët holandezë janë mbledhur për ndeshjen e tyre në Euro 2024. Incidenti ndodhi në lagjen St Pauli të Hamburgut, pak përpara se Polonia të përballet me Holandën në Volksparkstadion aty pranë në orës 14:00. Në një […]

Qeshor 16, 2024 - 15:20
 0
Policia qëllon një person pasi kërcënoi me sëpatë gjatë Euro 2024

Policia e Hamburgut ka konfirmuar se ka qëlluar një person që i ka kërcënuar me sëpatë pranë vendit ku tifozët holandezë janë mbledhur për ndeshjen e tyre në Euro 2024.

Incidenti ndodhi në lagjen St Pauli të Hamburgut, pak përpara se Polonia të përballet me Holandën në Volksparkstadion aty pranë në orës 14:00.

Në një deklaratë të policisë së Hamburgut thuhet: “Në St Pauli aktualisht është një operacion i madh policor. Sipas gjetjeve fillestare, një person kërcënoi oficerët e policisë me një sëpatë dhe një mjet ndezës. Më pas policia përdori armët e zjarrit. Agresori u plagos dhe aktualisht është duke marrë trajtim mjekësor”.

Rreth 40,000 tifozë ishin Hamburg duke marshuar në mënyrë paqësore në momentin që ndodh incidenti.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.