Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një grua

Një aksident me pasojë vdekjen e një 46-vjeçareje është regjistruar në Tiranë. Policia bën me dije se në rrugën “Nënë Tereza”, shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me shtetaset F. M., 46 vjeçe, […]

Qeshor 16, 2024 - 15:30
 0
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën një grua

Një aksident me pasojë vdekjen e një 46-vjeçareje është regjistruar në Tiranë.

Policia bën me dije se në rrugën “Nënë Tereza”, shtetasi B. K., duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin E. K., dhe më pas me shtetaset F. M., 46 vjeçe, dhe Xh. M., 20 vjeçe (këmbësore).

Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.