Samiti për Ukrainën në Zvicër, udhëheqësit botërorë kërkojnë që Rusia t’i japë fund luftës

Liderë botërorë të mbledhur në Zvicër shpresojnë se do të arrijnë pajtim për ta dënuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, në

Qeshor 16, 2024 - 15:30
 0
Samiti për Ukrainën në Zvicër, udhëheqësit botërorë kërkojnë që Rusia t’i japë fund luftës

Liderë botërorë të mbledhur në Zvicër shpresojnë se do të arrijnë pajtim për ta dënuar pushtimin e plotë të Ukrainës nga Rusia, në Samitin dy ditor të Paqes në Zvicër.

Mungesa e Rusisë dhe e Kinës në këtë samit, që u iniciua nga Ukraina, i ka zbehur shpresat për ndonjë arritje të madhe.

Në prag të samtit presidenti i Rusisë, Vladimir Putin vendosi kushte të ashpra për një armëpushim duke kërkuar që Ukraina t’ia dorëzojë katër rajone jo vetëm në pjesët e okupuara nga forcat pushtuese ruse, por edhe rajonet e kontrolluara nga Ukraina.

Por këtë  kancelari gjerman Olaf Scholz e cilësoi si  një veprim të Rusisë  me qëlim shpërqendrimin nga kjo konferencë.

“Propozimet e presidentit rus  që Ukraina të braktisë katër provincat që Rusia pretendon, të ndalojë luftën dhe të heqë ambicien e saj për anëtarësim në NATO kishin për qëllim vetëm shpërqendrimin nga konferenca”, tha ai.

Ndërkohë  kryeministri holandez u shpreh se të gjithë ishin të bashkuar me një synim të vetëm  arritjen e paqes  në Ukrainë. Ndërsa  zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris e kritikoi ashpër presidentin rus Putinin. Ajo tha se  shefi i Krmelinit gjithmonë ka refuzuar negociatat e drejta të paqes.

Samiti i Zvicrës shënon kulmin e përpjekjeve të Zelenskytt në 19 muajt e fundit për të angazhuar liderët botrerore që të ndihmojnë në dhënien fund të luftës. Pritet që dita e dytë e Samitit të Paqes të mbyllet me një deklaratë të përbashkët./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.