EURO 2024| Poloni – Holandë, 1-0 shënon Buksa (Ndeshja minutë pas minute)

Polonia dhe Holanda do të përballen në arenën e “Volksparkstadion” të Hamburgut, në sfidën e parë të Grupit D. Trajneri Michal Probierz i ka rreshtuar polakët e tij me 3-4-2-1 kurse Ronald Koeman ka vendosur t’i rreshtojë “tulipanët” e tij me formulën 4-3-3. Formacionet Polonia: Në portë Szczesny, në mbrojtje Kiwior, Bednarek e Salamon, në mesfushë […]

Qeshor 16, 2024 - 15:30
 0
EURO 2024| Poloni – Holandë, 1-0 shënon Buksa (Ndeshja minutë pas minute)

Polonia dhe Holanda do të përballen në arenën e “Volksparkstadion” të Hamburgut, në sfidën e parë të Grupit D.

Trajneri Michal Probierz i ka rreshtuar polakët e tij me 3-4-2-1 kurse Ronald Koeman ka vendosur t’i rreshtojë “tulipanët” e tij me formulën 4-3-3.


Formacionet

Polonia: Në portë Szczesny, në mbrojtje Kiwior, Bednarek e Salamon, në mesfushë Zalewski, Frankowski, Romanczuk, Zielinski, Urbanski, Szymanski, në sulm Buksa

Holanda: Në portë Verbruggen, në mbrojtje  Dumfries e Nathan Ake, De Vrij e Van Dijk, në mesfushë Schouten, Reijnders, Veerman, në sulm Xavi Simons, Depay e Cody Gakpo.


Ndeshja minutë pas minute

16′ GOOOL! Goditja e parë nga këndi për polakët dhe Buksa shënon golin e parë të ndeshjes.

13′ Urbanski futet nga e majta e sulmit polak dhe pason në qendër për sulmuesin Buksa por arbitri anësor  sinjalizoi pozicion jashtë loje. Rasti më i rrezikshëm i krijuar nga polakët në këtë fillim loje.

9′ Mesfushori Reijnders rrezikon portën e Szczesny, por topi i goditur prej tij shkon jashtë. Holanda shumë aktive ne 10 minutat e para.

8′ Cody Gakpo fiton një goditje këndi nga duke sulmuar nga e majta e sulmit holandez.

4′ Holandezët ushtrojnë presion duke i mbajtur polakët në gjysmëfushën e tyre.

2′ Sulmuesi Gakpo godet në shtyllën e djathtë të portierit polak, i cili e pret duke e dërguar në goditje këndi. Gakpo futet nga e majta dhe godet me një goditje të ulët drejt shtyllës së afërt, e pritur nga Szczesny.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.