Drini Zeqo në një lidhje dashurie me ish-banoren e “BBV”? Detaji që nxorri zbuluar çiftin

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Drini Zeqo mesa duket ka nisur një lidhje të re dashurie me Dea Vierin. Së fundmi gazetari ka qenë i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ndër të tjera ka folur edhe për jetën e tij personale “Thuhet se je në një lidhje me Dea Vierin” u pyet gazetari. “Po […]

Qeshor 16, 2024 - 16:55
 0
Drini Zeqo në një lidhje dashurie me ish-banoren e “BBV”? Detaji që nxorri zbuluar çiftin

Ish-konkurrenti i “Big Brother VIP”, Drini Zeqo mesa duket ka nisur një lidhje të re dashurie me Dea Vierin.

Së fundmi gazetari ka qenë i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku ndër të tjera ka folur edhe për jetën e tij personale

“Thuhet se je në një lidhje me Dea Vierin” u pyet gazetari.

“Po unë e pashë Dean, ja ku është”– tha Drini, ndërsa Dea u afrua krah tij me një tortë në dorë, ku sipër saj ishin 2 qirinj me numrin 20.

Edi Manushi i kërkoi Drinit që të mendonte një dëshirë, megjithëse Dea tha: “Drinit i janë plotësuar të gjitha dëshirat në momentin që unë jam futur në jetën e tij”, duke shtuar akoma më shumë dyshimet.

Kujtojmë që prej kohësh në rrjet qarkulluan lajme se dyshja kanë nisur një lidhje të re dashurie me njëri-tjetrin, ndërsa nuk dihet nëse Drini dhe Dea janë në një romancë së bashku apo jo.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.