Morën peng rojet e burgut, policia në Rusi ndërhyn dhe vret 6 anëtarët e ISIS

Në Rusi, dy roje burgu u morën peng nga gjashtë anëtarë të ISIS-it në një qendër paraburgimi në rajonin e Rostovit. Pas negociatave për lirimin e pengjeve, ekstremistët u vranë nga policia. Midis rrëmbyesve kishte ekstremistë që do të paraqiteshin në gjykatë për t’u përballur me akuzat për “terrorizëm”. Në videot e publikuara në Telegram […]

Qeshor 16, 2024 - 17:25
 0
Morën peng rojet e burgut, policia në Rusi ndërhyn dhe vret 6 anëtarët e ISIS

Në Rusi, dy roje burgu u morën peng nga gjashtë anëtarë të ISIS-it në një qendër paraburgimi në rajonin e Rostovit.

Pas negociatave për lirimin e pengjeve, ekstremistët u vranë nga policia. Midis rrëmbyesve kishte ekstremistë që do të paraqiteshin në gjykatë për t’u përballur me akuzat për “terrorizëm”.

Në videot e publikuara në Telegram mund të shihen ekstremistë me një flamur të Shtetit Islamik dhe rrëmbyes të tjerë të armatosur me thika.

Sipas asaj që bëhet e ditur, pengjet u liruan të padëmtuar. Mediat në Moskë kanë publikuar dhe pamje nga eliminimi i ekstremistëve të ISIS, që duket se janë qëlluar me snajper.

Grupi prej gjashtë të burgosurve i kërkuan policisë që t’i siguronte një makinë dhe t’i linte të dilnin nga qendra e paraburgimit. Si kundërpërgjigje, ata premtuan lirimin e pengjeve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.