“Asociacioni? Serbët në Kosovë të mësojnë nga gabimet e serbëve në Kroaci”

Kryetari i Këshillit Popullor Serb dhe përfaqësuesi i serbëve në Kroaci, Milorad Pupovac, e sheh me skepticizëm strukturën e “Asociacionit” që komuniteti ndërkombëtar po e kërkon me ngulm nga Prishtina. Në një intervistë për mediet serbe, z. Pupovac tha se edhe në Kroaci u ngrit një Këshill me rol vetëqeverisës, por në praktikë roli u reduktua. “Përvoja […]

Qeshor 16, 2024 - 17:40
 0
“Asociacioni? Serbët në Kosovë të mësojnë nga gabimet e serbëve në Kroaci”

Kryetari i Këshillit Popullor Serb dhe përfaqësuesi i serbëve në Kroaci, Milorad Pupovac, e sheh me skepticizëm strukturën e “Asociacionit” që komuniteti ndërkombëtar po e kërkon me ngulm nga Prishtina.

Në një intervistë për mediet serbe, z. Pupovac tha se edhe në Kroaci u ngrit një Këshill me rol vetëqeverisës, por në praktikë roli u reduktua.

Përvoja jonë në Kroaci është se kemi vetëqeverisje të pakicave, por statusi dhe pozita e tyre nuk janë të rregulluara në mënyrë adekuate në sistemin kroat. Kjo do të thotë se Këshilli i Përbashkët i Komunave, edhe pse vetëqeverisës, para së gjithash ka statusin formal të një organizate joqeveritare, megjithëse nuk ka marrëveshje ndërkombëtare, statuset e organizatave joqeveritare nuk janë të rregulluara.

Ky duhet të jetë mësim për bashkatdhetarët tanë në Kosovë kur merret parasysh statusi i Asociacionit të Komunave Serbe. Ai status duhet të përcaktohet paraprakisht, se sigurisht që nuk duhet të jetë status i një organizate joqeveritare dhe kushtet e financimit do të duhej të përcaktoheshin, jo të varen nga rrethanat politike,” tha z. Pupovac.

Përfaqësuesi i serbëve në Kroaci nuk e sheh me vend edhe krahasimin e statusit të Asociacionit të mundshëm me Republikën Sërpska të Bosnjë-Hercegovinës.

Nuk është reale që statusi i serbëve në Kosovë të jetë i njëjtë me statusin e serbëve të Republika Sërpska për një sërë arsyesh, nga shpërndarja dhe shtrirja e vetë komunitetit serb në territorin e Kosovës,” tha ai. /GE

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.