Bajrami, goli më i shpejtë në Europian, Kirichenkos: S’e mendoja që rekordi im do thyhej nga Shqipëria

Dmitry Kirichenkos iu deshën 67 sekonda për të shënuar gol dhe vendosur rekordin në një kampionat Europian. Mirëpo, shqiptari Nedim Bajramit i nevojitej vetëm një e treta e asaj kohe për të mundur portierin italian Donnarumma…dhe për t’i thyer rekordin e vendosur. “Të luash me Shqipërinë në Europian është një ëndërr e realizuar. Kur e […]

Qeshor 16, 2024 - 20:55
 0
Bajrami, goli më i shpejtë në Europian, Kirichenkos: S’e mendoja që rekordi im do thyhej nga Shqipëria

Dmitry Kirichenkos iu deshën 67 sekonda për të shënuar gol dhe vendosur rekordin në një kampionat Europian. Mirëpo, shqiptari Nedim Bajramit i nevojitej vetëm një e treta e asaj kohe për të mundur portierin italian Donnarumma…dhe për t’i thyer rekordin e vendosur.

“Të luash me Shqipërinë në Europian është një ëndërr e realizuar. Kur e shënova, nuk e dija se ishte goli më i shpejtë i turneut, por ne humbëm dhe nuk kam kohë të mendoj për atë gol”, tha golashënuesi 25-vjeçar, i cili luan për Sassuolo-n.

Pas kësaj deklarate, nuk ka munguar edhe reagimi i Kirichenkos, i cili thotë se nuk e kishte menduar që rekordi i tij do thyej nga një shqiptar.

“E vërteta është se u befasova shumë kur pashë që Bajrami e theu këtë rekord. Unë mendoja se do të kalonte nga një ekip më i famshëm se Shqipëria. Bajrami shënoi gol pas 23 sekondash, ndaj urime”, ka thënë Kirichenkos.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.