Danimarka dhe Sllovenia ndajnë 1 pikë, Eriksen rikthehet me gol 3 vjet pas ndeshjes dramatike

Është mbyllur me rezultatin 1-1 ndeshja mes Sllovenisë dhe Danimarkës. Një ndeshje emocionuese kjo, pasi Christian Eriksen u rikthye me gol. Ai shënoi

Qeshor 16, 2024 - 21:05
 0
Danimarka dhe Sllovenia ndajnë 1 pikë, Eriksen rikthehet me gol 3 vjet pas ndeshjes dramatike

Është mbyllur me rezultatin 1-1 ndeshja mes Sllovenisë dhe Danimarkës.

Një ndeshje emocionuese kjo, pasi Christian Eriksen u rikthye me gol.

Ai shënoi golin e avantazhit për kombëtaren e tij, 1100 ditë pas ndeshjes së fundit në Europian, ku pësoi atak kardiak.

Lojtari i Manchester United e nisi si titullar dhe u shfaq në formë të mirë, duke u kthyer disa herë në rrezik për sllovenët.

Megjithatë Sllovenia nuk u dorëzua deri në fund dhe në minutën e 770të shënoi golin e barazimit me anë të Janza.

Dy ekipet ndajnë nga një pikë pas ndeshjes që ishte e vlefshme për grupin C, teksa në orën 21:00 luan Anglia me Serbinë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.