E rëndë në Kolonjë: 33-vjeçari gjendet i pajetë në rezervuarin e Kagjinasit

Një person është gjetur i pajetë në rezervuarin e fshatit Kagjinas në Kolonjë. Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi ka mësuar se viktima është një 33-vjeçar me iniciale E.B. nga fshati Borovë. Sipas informacioneve paraprake, i ndjeri kurohej për probleme të shëndetit mendor. Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me rastin, […]

Qeshor 17, 2024 - 09:30
 0
E rëndë në Kolonjë: 33-vjeçari gjendet i pajetë në rezervuarin e Kagjinasit

Një person është gjetur i pajetë në rezervuarin e fshatit Kagjinas në Kolonjë.

Korrespondentja e Klan News, Daniela Zisi ka mësuar se viktima është një 33-vjeçar me iniciale E.B. nga fshati Borovë.

Sipas informacioneve paraprake, i ndjeri kurohej për probleme të shëndetit mendor.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga policia në lidhje me rastin, ndërkohë që ende s’dihen rrethanat e ngjarjes.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rastit.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.