Shiste lëndë narkotike, por ja futi vrapit kur pa policinë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Një 30-vjeçar i identifikuar si  Luvio Shtora është arrestuar ditën e sotme në Durrës. Sipas policisë, i riu shiste lëndë narkotike në zonën

Qeshor 17, 2024 - 10:45
 0
Shiste lëndë narkotike, por ja futi vrapit kur pa policinë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Një 30-vjeçar i identifikuar si  Luvio Shtora është arrestuar ditën e sotme në Durrës.

Sipas policisë, i riu shiste lëndë narkotike në zonën e Nishtullës, ndërsa sapo konstatoi prezencën e policisë hodhi qesen në tokë dhe tentoi të ikte me vrap.

Pavarësisht përpjekjeve, i riu nuk mundi dot t’i shpëtonte policisë.

“Shërbimet e Forcës së Posaçme Shqiponja në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Durrës, bazuar në inteligjencën policore  se një shtetas në lagjen nr.7 në Durrës, shiste lëndë narkotike, organizuan punën dhe falë veprimeve operacionale  kapën në flagrancë dhe vunë në pranga shtetasin:

L.Sh., 30 vjeç, banues në Durrës. Ky shtetas kur konstatoi punonjësit e Policisë tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe prangos nga forcat Shqiponja”, njofton policia.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.