Edukimi financiar, në shkolla/ Minxhozi: Informimi për sistemin financiar shmang rreziqet

Fëmijët ,të rinjtë dhe shtresat vulnerabël do të jenë në fokus të nismes së Bankës së Shqipërisë për të nxitur edukimin financiar. Zv.guvernatorja Luljeta Minxhozi u shpreh se mungesa e kulturës financiare është e rrezikshme për qytetaret në një kohë që në ditët e sotme ka një shtim të shërbimeve që ofrohen online. Megjithatë, vitet […]

Qeshor 17, 2024 - 11:10
 0
Edukimi financiar, në shkolla/ Minxhozi: Informimi për sistemin financiar shmang rreziqet

Fëmijët ,të rinjtë dhe shtresat vulnerabël do të jenë në fokus të nismes së Bankës së Shqipërisë për të nxitur edukimin financiar.

Zv.guvernatorja Luljeta Minxhozi u shpreh se mungesa e kulturës financiare është e rrezikshme për qytetaret në një kohë që në ditët e sotme ka një shtim të shërbimeve që ofrohen online.

Megjithatë, vitet e fundit është vërejtur rritje e përfshirjes financiare dhe në vitin 2023, numri i pagesave elektronike për frymë arriti në 21, nga rreth 4 pagesa për frymë në vitin 2017.

Miratimi i ligjit për llogaritë bazike shihet si një mundësi më shumë për përfshirjen e të rinjve dhe pensionisteve në sistemin bankar pa kosto.

Bazuar në të dhënat zyrtare të regjistrit kombëtar të llogarive rezulton se në vitin 2023, rreth 78% e popullsisë adulte zotëron një llogari bankare.

ABC News

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.