Nga lekët e kërkuara borxh te “heshtja” me Heidin, detajet e pathëna të Egla Cenos!

Fituesja e Big Brother VIP 3, Egla Ceno është e ftuar këtë mbrëmje në Top Arena dhe ka folur për shumë detaje, pas përfundimit të kësaj eksperience. Egla Ceno iu përgjigj pyetjeve “pikante” të Erjola Doçit. -Kush të zgjon në mëngjes? Egla: Më kape të papërgatitur…. sahati, impenjimet, ose askush nëse s’kam angazhime. -Cilit prej […]

Qeshor 17, 2024 - 11:20
 0
Nga lekët e kërkuara borxh te “heshtja” me Heidin, detajet e pathëna të Egla Cenos!

Fituesja e Big Brother VIP 3, Egla Ceno është e ftuar këtë mbrëmje në Top Arena dhe ka folur për shumë detaje, pas përfundimit të kësaj eksperience. Egla Ceno iu përgjigj pyetjeve “pikante” të Erjola Doçit.

-Kush të zgjon në mëngjes?

Egla: Më kape të papërgatitur…. sahati, impenjimet, ose askush nëse s’kam angazhime.

-Cilit prej banorëve i ke numrin?

Egla: Jam dëgjuar me Françeskën, Lisin, Vini, Gazin…

-Nëse do merrje Jul Dedën, çfarë do i thoje?

Egla: Si, pse s’je bërë i gjallë? Se unë pata një incident dhe të gjithë e morën vesh, incident vërtetë serioz, dhe sinqerisht telefoni im ka qenë hapur…

-A shkumohesh më në vaskë?

Egla: Në vaskë jo se nuk kam, akoma s’e kam marrë vaskën, por shkumohem me qetësi në një banjë që nuk hyn e del askush.

-Kush e fitoi Big Brother VIP se po flitet shumë?

Egla: Unë nuk kam dyshime se kush e fitoi. Ka vend për të gjithë në këtë botë. Kush ndihet fitues le të ndihet. Nuk më prek mua.

-Keni komunikuar me Heidin?

Egla: Me Heidin nuk jam dëgjuar

-Të kanë kërkuar lekë borxh?

Egla: Po më kanë kërkuar, dhe u kam thënë le të vendosemi në radhë, e para unë se dua t’i marr ca lëkë borxh vetes, por kismet, se në shqiptarët kemi shumë vrima për të mbyllur.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.