Shkelën perimetrin dhe rrezikuan jetët e pushuesve, bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Vlorë kanë bllokuar dy mjete lundruese të cilat shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve. Një prej mjeteve u bllokua në Zvërnec dhe drejtuesi  u ndëshkua me masë administrative 100,000 lekë të rinj. Ndërsa në plazhin e Palasës u bllokua një mjet lundrues gomone që kishte […]

Qeshor 17, 2024 - 12:00
 0
Shkelën perimetrin dhe rrezikuan jetët e pushuesve, bllokohen dy mjete lundruese në Vlorë

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Vlorë kanë bllokuar dy mjete lundruese të cilat shkelën perimetrin e sigurisë, duke rrezikuar jetën e pushuesve.

Një prej mjeteve u bllokua në Zvërnec dhe drejtuesi  u ndëshkua me masë administrative 100,000 lekë të rinj.

Ndërsa në plazhin e Palasës u bllokua një mjet lundrues gomone që kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre.

Drejtuesi i gomones u ndëshkua me 100,000 lekë të rinj.

Policia Kufitare njofton se në bashkëpunim me Njësinë Policore Detare dhe patrullat tokësore do të vijojnë monitorimin e të gjitha zonave bregdetare.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.