“World Traveller” viziton Durrësin, kroçera sjell në bregdetin shqiptar turistë amerikane e akandeze

Në Durrës ka mbërritur një tjetër kroçerë luksoze, e cila shton portin më të madh të vendit tonë në itinerarin përreth detit Mesdhe. “World Traveller” kishte në bord afro 150 turistë amerikanë dhe kanadezë. Kjo është hera e parë që kroçera në fjalë vjen në vendin tonë. Kapiteni i  portit të Durrësit Taulant Allkja i […]

Qeshor 17, 2024 - 14:15
 0
“World Traveller” viziton Durrësin, kroçera sjell në bregdetin shqiptar turistë amerikane e akandeze

Në Durrës ka mbërritur një tjetër kroçerë luksoze, e cila shton portin më të madh të vendit tonë në itinerarin përreth detit Mesdhe.

“World Traveller” kishte në bord afro 150 turistë amerikanë dhe kanadezë. Kjo është hera e parë që kroçera në fjalë vjen në vendin tonë.

Kapiteni i  portit të Durrësit Taulant Allkja i uroi mirëseardhjen kapitenit të kroçerës duke i dhuruar pllakatin e mirëseardhjes.

Kroçera “World Traveller” ka planifikuar të vijë edhe 2 herë të tjera në  muajin  korrik, në portet e Sarandës dhe Vlorës.

Gjatë qëndrimit disaorësh, turistët vizituan Durrësin Krujën dhe Tiranën si dhe provuar lloje të ndryshme verërash shqiptare.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.