Grupi E/ Dalin formacionet e sfidës Rumani-Ukrainë

EURO 2024- Rumania do të përballet me Ukrainën në orën 15:00 të ditës së sotme, në sfidën e parë të Grupit E. Në

Qeshor 17, 2024 - 15:05
 0
Grupi E/ Dalin formacionet e sfidës Rumani-Ukrainë

EURO 2024- Rumania do të përballet me Ukrainën në orën 15:00 të ditës së sotme, në sfidën e parë të Grupit E.

Në grupin E bën pjesë edhe Belgjika me Sllovakinë.

Sa i përket formacioneve tekniku Edward Iordanescu i ka lojtarët me formulën 4-1-4-1, ku në portë është vendosur Nita e para tij në mbrojtje Bancu, Burca, Dragusin e Ratiu. Më i tërhequr në mesfushë është Marin, ndërsa Coman, Stanciu, Marin e Man janë vendosur pas “bomberit” të vetëm, Dragus.

Në krahun tjetër, tekniku Sergiy Rebrov i ka hedhur të tijët në fushë me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur “gardiani” i Real Madrid, Andriy Lunin. Në krahët e mbrojtjes janë Konplya e Zinchenko, me qendrën që mbulohet nga Zabarnyi e Matviienko. Më të tërhequr në mesfushë janë Stepanenko e Shaparenko, ndërsa Sudakov, Mudryk e Tysgankov vendosen pas “bomberit” të vetëm, Artem Dovbyk.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.