VIDEO/ Rumani-Ukrainë: Gabim fatal i Lunin, rumunët kalojnë në avantazh me një supergol

Rumani-Ukrainë përballen në “Allianz Arena” Mynih, në kuadër të takimit të parë të fazës së grupeve, sfidë e Grupit E. Rumani-Ukrainë (1-0) 29’-Goool! Stanciu realizon me një super goditje, zhbllokohet Rumani-Ukrainë. RUMANI 1-0 UKRAINË NGJARJET KRYESORE 28′ GOOOOOOOOOOOL RUMANIA! Lunin bën një gabim fatal duke e pasuar topin gabim te kundërshtari, Stançiu godet një “predhë” […]

Qeshor 17, 2024 - 16:10
 0
VIDEO/ Rumani-Ukrainë: Gabim fatal i Lunin, rumunët kalojnë në avantazh me një supergol

Rumani-Ukrainë përballen në “Allianz Arena” Mynih, në kuadër të takimit të parë të fazës së grupeve, sfidë e Grupit E.

Rumani-Ukrainë (1-0)

29’-Goool! Stanciu realizon me një super goditje, zhbllokohet Rumani-Ukrainë.

RUMANI 1-0 UKRAINË

NGJARJET KRYESORE

28′ GOOOOOOOOOOOL RUMANIA! Lunin bën një gabim fatal duke e pasuar topin gabim te kundërshtari, Stançiu godet një “predhë” nga distanca dhe e dërgon topin në trekëndësh. (VIDEO)

18′ Skuadrat janë duke studiuar njëra-tjetrën, akoma nuk kemi parë një gjuajtje të rrezikshme nga ana e secilës skuadër.

13′ Kundërsulm i shpejtë nga ukrainasit, Tsigankov merr krahun e djathtë dhe i drejtohet fundores, provon krosimin në zonë por topi devijohet dhe shkon në duart e portierit Nita.

10′ Qarkullime të shumta të topit nga Ukraina, që duken më kërkues për golin.

8′ Kundërpërgjigjen rumunët, Dragush tenton goditjen nga distanca por ajo është qëndrore dhe Lunin pret pa probleme.

6′ Janë përsëri ukrainasit që tregohen të rrezikshëm, Sudakov provon gjuajtjen nga jashtë zone por mbyllet nga mbrojtja rumune.

1′ Mudrik përpiqet të gjejë një nga shokët e tij të skuadrës me një pasim në zonë, por njëri nga lojtarët mbrojtës reagon mirë dhe largon topin. (VIDEO)

1′ Starton dueli!

FORMACIONET ZYRTARE

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.