Dhuna në Oborrin Mbretëror, Prokuroria: Video doli nga Princ Leka, ia kishte dërguar Blerta Celibashit

Prokuroria e Tiranës ka pushuar çështjen për nxjerrjen e sekretit hetimor, pas publikimit videos së bujshme në Oborrin Mbretëror, ku Princ Leka dhe Elia Zaharia shiheshin teksa sulmonin fizikisht njëri-tjetrin. Më herët Princ Leka hodhi dyshime se kjo video është nxjerrë nga struktura e Policisë, apo dhe vet nga Prokuroria. Mirëpo, këto pretendime të Princit […]

Qeshor 17, 2024 - 17:00
 0
Dhuna në Oborrin Mbretëror, Prokuroria: Video doli nga Princ Leka, ia kishte dërguar Blerta Celibashit

Prokuroria e Tiranës ka pushuar çështjen për nxjerrjen e sekretit hetimor, pas publikimit videos së bujshme në Oborrin Mbretëror, ku Princ Leka dhe Elia Zaharia shiheshin teksa sulmonin fizikisht njëri-tjetrin.

Më herët Princ Leka hodhi dyshime se kjo video është nxjerrë nga struktura e Policisë, apo dhe vet nga Prokuroria. Mirëpo, këto pretendime të Princit janë hedhur poshtë pasi organi i akuzës ka dalë në konkluzion se kjo video ka dalë nga vetë Princi, i cili ishte krijuesi dhe poseduesi i këtij materiali filmik.

Ky fakt është vërë me dije nga Top Channel, të cilët më tej raportojnë se celulari i është kërkuar nga Prokuroria Princit, mirëpo ky i fundit nuk e kishte dorëzuar duke deklaruar se e kishte thyer nga stresi.

Nga verifikimet rezulton se kjo video video i është dërguar mikeshës së tij me të cilën dyshohet se është në lidhje, Blerta Celibashi. Kjo e fundit pasi ka marrë videon, pamjet i dërguar në kancelari për t’i kaluar në usb. Kur prokuroria i ka kërkuar celularin Blertës, ajo ka deklaruar se e ka futur në lavatriçe.

Është bërë verifikimi në kancelari, por punonjësja që ka asistuar Blertën ka thënë që është fshirë dhe nuk ka pasur mundësi ta shpërndajë. Në këto kushte janë pushuar hetimet, por Prokuroria bën përgjegjës Princ Lekën sepse pamjet e shpërndara në media janë më të gjata se ato që ka prokuroria.

Ndërkohë, kujtojmë se më 8 qershor Prokuroria e Tiranës mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim Princ Lekën, ish-bashkëshorten e tij Elia Zaharian dhe babain e kësaj të fundit, Gjergj Zaharia për akuzën dhunë në familje.

Princ Leka dhe Elia Zaharia, tashmë të divorcuar më herët u përfshinë në një episod të dhunshëm mes tyre, ku i përfshirë ka qenë edhe babai i aktores, Gjrgj Zaharia.

Ngjarja u bë edhe më e bujshme, pasi në rrjetet sociale qarkulluan pamjet mes përplasjes së çiftit dhe Gjergj Zaharia nga Oborri Mbreterorë. Pas kësaj Princ Leka dhe Elia Zaharia u pajisën me urdhër-mbrojtje për 6 muaj ndaj njëri-tjetrit. Ata nuk duhet t’i afrohen njëri-tjetrin më shumë se 5 metra.

Princ Leka Zogu pretendon se është dhunuar nga vjehrri i tij, Gjergj Zaharia dhe Elia Zaharia. Gjithashtu edhe Elia denoncoi në Polici ish-partnerin e saj duke e akuzuar se ka ushtruar dhunë ndaj babait të saj, Gjergj Zaharia dhe vetë asaj. Princi pretendon se ndaj tij është ushtruar dhunë dhe për këtë u paraqit në Komisariatin e Policisë Numër 1./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.