VIDEO/ Belgjikës së “artë” i humb shkëlqimi, mundet 1-0 nga Sllovakia me 2 gola të anuluar. Lukaku i pafat

Belgjika mundet nga Sllovakia me rezultatin final 0-1, takim i vlefshëm për Gurpin E të Kampionatit Europian 2024. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 7-të nga Shranz. Nga ana tjetër Belgjikës iu anuluan 2 gola të shënuar nga Romelu Lukaku, i pari për pozicion jashtë loje kurse i dyti për prekje […]

Qeshor 17, 2024 - 20:20
 0
VIDEO/ Belgjikës së “artë” i humb shkëlqimi, mundet 1-0 nga Sllovakia me 2 gola të anuluar. Lukaku i pafat

Belgjika mundet nga Sllovakia me rezultatin final 0-1, takim i vlefshëm për Gurpin E të Kampionatit Europian 2024.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 7-të nga Shranz. Nga ana tjetër Belgjikës iu anuluan 2 gola të shënuar nga Romelu Lukaku, i pari për pozicion jashtë loje kurse i dyti për prekje me dorë nga njeriu që i dha asistin, Openda. Një Belgjikë që si në çdo kompeticion ku merr pjesë vjen si favorite, dhe mundet në mënyrë poshtëruese nga një ekip si Sllovakia, i dobët në letër.

Takim e radhës Belgjika do ta luaj kundër Rumanisë me datë 22 qershor, ndërsa Sllovakia do të përballet kundër Ukrainës me 21 qershor.

REZULTATI | BELGJIKË-SLLOVAKI 0-1

7′ Shranz   

NGJARJET KRYESORE

90+7′ Mbyllet takimi, fitojnë sllovakët.

90′ Gjyqtari akordon 7 minuta shtesë.

86′ Lukaku nuk i beson syve. Sulmuesi shën sërish dhe i anulohet sërish, këtë herë për prekje me dorë të Opendës. (VIDEO)

55′ Lukaku provon goditjen nga mesi i zonës, por ishte qëndore në duart e portierit sllovak.

52′ Vavro provon goditjen nga gjysma e fushës, me topin që shkon gjitur me shtyllën.

47′ Haraslin depërton bukur nga krahu i majtë dhe provon goditjen, por gjuajtja e tij shkon jashtë.

46′ Starton pjesa e dytë.

45+2′ Mbyllet pjesa e parë. 

45′ Gjyqtari akordon 2 minuta shtesë.

42′ Lukaku nuk i beson syve. Belgu kontrrollon keq topin para portës dhe humbet shansin e golit. (VIDEO)

41′ Autori i golit Shranz ndëshkohet me karton të verdhë.

39′ Sllovakët provojnë goditjen ngadistanca, portieri Kastil bën një superpritje dhe lë të tijët në lojë.

35′ De Bryjne kroson nga goditja e këndit dhe gjen Onanan, ky i fundit godet me kokë por gjuajtja ishte qëndrore në duart e portierit sllovak.

33′ Doku tregohet shumë i lëvizsshëm nga krahu i djathtë, provon të krosoj në zonë por largon Shkriniar.

30′ Mangala ndëshohet me karton të verdhë në radhët e Belgjikës.

28′ Krosim në zonë nga Karrasko që ndodhet në krahun e majtë, largon mbrojtja sllovake.

25′ Sllovakët provojnë me forca të pakta të sulmojnë por kanë si objektiv kryesorë që të mos pësojnë gol.

20′ Shans i artë për belgët, De Bryjne i bën presion portierit Dubravka me këtë të fundit që detyrohet të pasojë gabim te Trosard. Lojtari i Arsenalit humbet me portën e boshatisur. (VIDEO)

15′ Sllovakët mbyllen mirë mbrapa, raujnë avantazhin.

10′ Belgjika provon të kundërpërgjigjet, provojnë me vertikalizime në zonë por asgjë konkrete.

7′ GOOOOOOOOOL SLLOVAKIA! Një gabim në mbrotjen belge çon në golin e sllovakëve, Shranz kalon të tijët në avantazh. (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

BELGJIKË (4-2-3-1): Kastils; Karrasko, Debist, Faes, Kostanje; Onana, Mangala; Doku, De Bryjne, Trosard; Lukaku | Trajner: Domeniko Todesko

SLLOVAKI (4-3-3): Dubravka; Pekarik, Vavro, Shkriniar, Hançko; Kuçka, Lobotka, Duda; Shranz, Bozenik, Haraslin | Trajner: Françesko Kalcona/m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.