Euro 2024 / Kombëtarja mbyll stërvitjen e sotme për sfidën me Kroacinë, njihuni me programin mediatik e stërvitor të së martës

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot sipas programit seancën e radhës stërvitore në Kaiserau në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024 ndaj Kroacisë. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra ka zhvilluar një seancë me ngarkesë të plotë dhe ku morën pjesë të gjithë futbollistët pa […]

Qeshor 17, 2024 - 21:10
 0
Euro 2024 / Kombëtarja mbyll stërvitjen e sotme për sfidën me Kroacinë, njihuni me programin mediatik e stërvitor të së martës

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar sot sipas programit seancën e radhës stërvitore në Kaiserau në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e dytë të Grupit B në Euro 2024 ndaj Kroacisë.

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se skuadra ka zhvilluar një seancë me ngarkesë të plotë dhe ku morën pjesë të gjithë futbollistët pa përjashtim. Pas palestrës dhe ushtrimeve fizike, trajneri Silvinjo ka punuar për pjesën taktike të sfidës me kroatët.

Kombëtarja do të udhëtojë nesër që në mëngjes për në Hamburg, ku do të mbërrijë në mesditë, ndërkohë që në orën 17:15 do të zhvillohet konferenca zyrtare e trajnerit Slvinjo në stadiumin e ndeshjes “Volkspark”. Stërvitja zyrtare do të zhvillohet në ora 18:30 në stadiumin “Millerntor” në Hamburg.

Sfida e dytë Kroaci-Shqipëri do të zhvillohet më datë 19 qershor në stadiumin “Volkspark” të Hamburgut dhe nis në ora 15:00./m.j

SHIKONI PAMJET:

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.