VIDEO/ Austri-Francë: Austriakët të pafat, “Gjelat” kalojnë në avantazh falë një autogoli

Ne ndeshjen Austri-France ka ndryshim rezultati, teksa ‘Gjelat’ fale nje autogoli te pafat nga Vober ne minuten e ’38 kane kaluar ne avantazh. Skuadra e Ralf Ragnick kërkon të jetë një nga surprizat e këtij kompeticioni dhe këtë gjë është gati ta nisë që nga dueli me nënkampionët e Botës. Nga ana tjetër, “Gjelat” e […]

Qeshor 17, 2024 - 22:00
 0
VIDEO/ Austri-Francë: Austriakët të pafat, “Gjelat” kalojnë në avantazh falë një autogoli

Ne ndeshjen Austri-France ka ndryshim rezultati, teksa ‘Gjelat’ fale nje autogoli te pafat nga Vober ne minuten e ’38 kane kaluar ne avantazh.

Skuadra e Ralf Ragnick kërkon të jetë një nga surprizat e këtij kompeticioni dhe këtë gjë është gati ta nisë që nga dueli me nënkampionët e Botës.

Nga ana tjetër, “Gjelat” e udhëhequr nga Mbappe në krye të sulmit kërkojnë t6ë jenë ata që në fund të ngrenë trofeun.

REZULTATI LIVE | AUSTRI-FRANCË 0-1

NGJARJET KRYESORE 

38′ Autogol Vober

NGJARJET KRYESORE 

38′ GOOOOOOOOOOOOOL FRANCA! Mbape shkëputet bukur në fundoren e krahut të djathtë dhe kroson në zonë. Topi i krosuar prek aksidentalisht mbrojtësin Vober dhe devijohet në rrjetë. (VIDEO)

36′ Austriakët nuk u besojnë syve, humbasin shansin e artë. Sabitzer shërben një top për Baumgartner, me këtë të fundit që del përballë Menjo, me portierin francez që bën heroin dhe shpëton “Gjelat”. (VIDEO)

33′ Mvene ndëshkohet me karton të verdhë.

30′ Francezët më kërkues, por austriakë i kanë marrë masat mirë.

24′ Teo Hernandez i drejtohet me shpejtësi zonës por ngatërrohet me këmbët e veta dhe rrëzohet.

19′ Grizman lirohet bukur nga krahu i djathtë dhe depërton në qendër të zonës, provon goditjen por bllokohet nga mbrojtja austriake dhe topi shkon në goditje këndi.

17′ Grizman kroson në zonë nga goditja e dënimit, me topin që shkon drejtëpërdrejtë në duart e portierit Penz.

16′ Dembele driblon bukur nga krahu i djathtë dhe i drejtohet zonës duke detyruar Vober t’i shkaktojë faull dhe të ndëshkohet me karton të verdhe.

13′ Teo Hernandez merr krahun e majtë dhe shkon deri në fundore, gjuan një diagonale por nuk ka shënjestrën e portës. (VIDEO)

8′ Mbape shpërthen nga krahu i majtë dhe i drejtohet zonës, godet tokazi por gjuajtja pritet nga prtieri austriak. (VIDEO)

5′ Grizman provon edhe njëherë krosimin me zonë por gjen atje Danson që largon topin.

4′ Austriakët shkaktojnë një tjetër faull afër zonës, këtë radhë në dëm të Teo Hernandezit.

3′ Grizman kroson nga goditja e dënimit, me topin që largohet ga mbrojtja austriake.

2′ Austriakët tëashpër që në minutat e para, i shkaktojnë faull Mbapesë.

1′ Starton takimi në Dyseldorf.

FORMACIONET ZYRTARE

AUSTRIA (4-2-3-1): Pentz; Mvene, Vober, Danso, Posh; Sabitzer, Seivald; Grillitsh, Baumgartner, Laimer; Gregoritsh | Trajner: Ralf Ragnik

FRANCA (4-3-3): Menja; Kunde, Upamekano, Saliba, Hernandez; Grizman, Kante, Rabiot; Dembele, Mbape, Turam | Trajner: Didier Deshamp

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.