Dhunë ndaj motrës dhe ish bashkëshortes, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij. Për të njëjtën vepër

Qeshor 18, 2024 - 09:40
 0
Dhunë ndaj motrës dhe ish bashkëshortes, arrestohen dy persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij.

Për të njëjtën vepër penale, por këtë herë ndaj ish bashkëshortes, është arrestuar edhe një burrë në Krujë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj motrës së tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin Gj. M., banues në Krujë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij”, njofton policia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.