Kartoni i kuq për të mbyllur Europianin? UEFA dënon rëndë “kasapin” e Skocisë

Ryan Porteous mund ta ketë mbyllur Europianin e tij me vetëm 45 minuta në fushën e blertë. Nuk kemi të bëjmë me një dëmtim për mbrojtësin skocez të Watford, por për shkak të atij kartoni të kuq që mori në ndeshjen me Gjermaninë, pas një ndërhyrje të frikshme ndaj Ilkay Gundogan. Përveç lojës brilante të […]

Qeshor 18, 2024 - 10:55
 0
Kartoni i kuq për të mbyllur Europianin? UEFA dënon rëndë “kasapin” e Skocisë

Ryan Porteous mund ta ketë mbyllur Europianin e tij me vetëm 45 minuta në fushën e blertë. Nuk kemi të bëjmë me një dëmtim për mbrojtësin skocez të Watford, por për shkak të atij kartoni të kuq që mori në ndeshjen me Gjermaninë, pas një ndërhyrje të frikshme ndaj Ilkay Gundogan.

Përveç lojës brilante të Gjermanisë, e cila mundi Skocinë me 5:1, ndeshja hapëse e Europianit do të mbahet mend edhe për ndërhyrjen fatale të Porteous, i cili e la mesfushorin e Barcelonës të përpëlitej në fushë nga dhimbja pasi i shkeli këmbën.

Arbitri, pas një kontrolli në VAR, akordoi penallti për Gjermaninë dhe nuk nguroi t’i tregonte kartonin e kuq Porteous. Katër ditë pas hapjes së turneut, UEFA ka njoftuar edhe dënimin për “kasapin” skocez duke e pezulluar për dy ndeshje me argumentin se ka bërë një “ndërhyrje seriozisht të ashpër”.

Gjasat janë që mbrojtësi të mos zbresë më në fushën për Europianin.

Skocia me paraqitjen katastrofike përballë Gjermanisë tregoi se mund të mos përballojë kundërshtarët e Grupit A, ndërsa në dy ndeshjet e radhës do të luajë me Hungarinë dhe Zvicrën.

Zviceranët dhe gjermanët kanë nga tre pikë, ndërsa hungarezët dhe skocezët janë në zero. Nëse Skocia nuk arrin të shkojë në fazën e 1/8, Porteous e përfundon Euro 2024 me 45 minuta të luajtura.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.