Publikohet teza e provimit të Matematikës, Ministria e Arsimit: Nuk cenon procesin

Ndodh sërish. Edhe këtë herë është publikuar teza e provimit të maturantëve, ajo e Matematikës. Një orë pas nisjes së provimit, dy tezat e Matematikës janë publikuar në faqen “studentët denoncojnë” në Instagram. Kjo është hera e tretë që publikohen në rrjete sociale tezat e povimeve të Maturës. Ministria e Arsimit, në një reagim shprehet […]

Qeshor 18, 2024 - 12:20
 0
Publikohet teza e provimit të Matematikës, Ministria e Arsimit: Nuk cenon procesin

Ndodh sërish. Edhe këtë herë është publikuar teza e provimit të maturantëve, ajo e Matematikës.

Një orë pas nisjes së provimit, dy tezat e Matematikës janë publikuar në faqen “studentët denoncojnë” në Instagram.

Kjo është hera e tretë që publikohen në rrjete sociale tezat e povimeve të Maturës.

Ministria e Arsimit, në një reagim shprehet se publikimi i tezës nuk e cënon procesin.

Sot rreth 28 mijë maturantë po i nënshtrohen provimit të tretë, atij të Matematikës i cili nisi në orën 10 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Provimi i fundit që maturantët do t’i nënshtrohen është ai i Lëndës me Zgjedhje në datën 24 qershor.

Përsa i përket rezultatit të notave, Ministria e Arsimit ka publikuar vetëm notat e marra në provimin e Gjuhës së Huaj, ndërsa në ditët në vijim pritet të dalin rezultatet e lëndës Gjuha Shqipe dhe Letërsi.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.