Emrat/ Konflikti për pronën në Velipojë, edhe Tom Doshi padit dy vëllezërit për kanosje

Ish deputeti Tom Doshi ka paditur dy vëllezërit Molla pasi i akuzon se kanë kanosur për motive pronësie. “Në vijim të veprimeve hetimore për konfliktin e ndodhur tre ditë më parë në Velipojë, shtetasi T. D., 58 vjeç, ka kallëzuar se dy vëllezërit  e kanë kanosur për motive pronësie” informoi sot policia e Shkodrës. Edhe […]

Qeshor 18, 2024 - 15:55
 0
Emrat/ Konflikti për pronën në Velipojë, edhe Tom Doshi padit dy vëllezërit për kanosje

Ish deputeti Tom Doshi ka paditur dy vëllezërit Molla pasi i akuzon se kanë kanosur për motive pronësie.

“Në vijim të veprimeve hetimore për konfliktin e ndodhur tre ditë më parë në Velipojë, shtetasi T. D., 58 vjeç, ka kallëzuar se dy vëllezërit  e kanë kanosur për motive pronësie” informoi sot policia e Shkodrës.

Edhe biznesmeni dhe ish-deputeti Tom Doshi është vënë në hetim në gjendje të lirë pas një kallzimi të bërë nga dy vëllezër në Velipojë.

Gjithçka ka nisur pas një konflikti të Tom Doshit me dy vëllezërit Molla, 65  dhe 58 vjeç, për një çështje prone pasditen e 15 qershorit. Ka qenë vetë Prek Molla që ka denoncuar në policinë e Velipojës për konfliktin me Tom Doshin.

Prek Molla ka pësuar dëmtime të lehta fizike, ndërsa konflikti vijon prej shumë vitesh në zonën e Rrjollit në Velipojë, ku të dyja palët kanë pretendime për pronësinë./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.