Mbylli fëmijën në shtëpi dhe u largua, e pëson nëna 26-vjeçare

Një grua në Selanik do të përballet me drejtësinë, pasi mbylli fëmijën e saj 7-vjeçar dhe u largua. Nënën 26-vjeçare nga Siria përballet

Qeshor 18, 2024 - 16:45
 0
Mbylli fëmijën në shtëpi dhe u largua, e pëson nëna 26-vjeçare

Një grua në Selanik do të përballet me drejtësinë, pasi mbylli fëmijën e saj 7-vjeçar dhe u largua.

Nënën 26-vjeçare nga Siria përballet me akuzën e ekspozimit të një të mituri ndaj rrezikut për ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së hënës në qendër të Selanikut.

Sipas mediave greke, fqinjët kanë lajmëruar policinë teksa kanë dëgjuar të qarat e fëmijës pak pas orës 23 të së hënës.

Punonjësit e policisë kanë shkuar në banesën e katit të 3-të ku banon e pandehura me nënshtetësi siriane dhe kanë vënë re djalin e saj të mitur brenda në shtëpi, pa mbikëqyrjen e të rriturve dhe duke bërtitur.

Pothuajse një orë pas mesnate, policia ka hyrë në banesë në prani të një gjyqtari penal dhe me ndihmën e një bravandreqësi. Pak më vonë erdhi nëna dhe u arrestua. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.