Emri/ Aksidentoi dy persona te Kryeministria, lirohet 22-vjeçari

Gjykata e Tiranës liroi Jorgaq Thëngjillin, i cili u hetua nga prokuroria e Tiranës për një aksident te Kryeministria, ku të plagosur mbetën dy persona. Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjashtë muaj pas aksidentit ku u dëmtuan dy qytetarët K. Doko dhe D. K , një aktekspertizë e dërguar nga mjekësia ligjore ka dalë në konkluzionin se […]

Qeshor 18, 2024 - 17:35
 0
Emri/ Aksidentoi dy persona te Kryeministria, lirohet 22-vjeçari

Gjykata e Tiranës liroi Jorgaq Thëngjillin, i cili u hetua nga prokuroria e Tiranës për një aksident te Kryeministria, ku të plagosur mbetën dy persona.

Gazetarja Anila Hoxha raporton se gjashtë muaj pas aksidentit ku u dëmtuan dy qytetarët K. Doko dhe D. K , një aktekspertizë e dërguar nga mjekësia ligjore ka dalë në konkluzionin se të dëmtuarit ishin plagosur lehtë.

Prokurori ndryshoi kualifikimin e veprës nga plagosje e rëndë në të lehtë dhe kjo vepër është në rrezen e amnistisë.

Avokatja Gjustina Golloshi i tha gazetares Anila Hoxha se kërkoi zëvendësimin e masës se aktet e ekspertimit nuk i përgjigjen më kushteve të masës.

Prokurori, bazuar në këtë dokument, pra në cilësimin e veprës, ka kërkuar gjithashtu pushimin e hetimeve.

Pas lirimit në sallën e gjykatës të 22-vjeçarit, gjykata do të shprehet për pushimin e çështjes për shkak të amnistisë në një datë tjetër./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.