Kishin ardhur për pushime në Shqipëri, merr flakë makina e familjes spanjolle

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin Viron-Sarandë. Mjeti ishte i marrë me qira nga shtetasi spanjoll M. F., 40 vjeç, i

Qeshor 18, 2024 - 18:50
 0
Kishin ardhur për pushime në Shqipëri, merr flakë makina e familjes spanjolle

Një automjet është përfshirë nga flakët në aksin Viron-Sarandë. Mjeti ishte i marrë me qira nga shtetasi spanjoll M. F., 40 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij.

Fatmirësisht, si pasojë e flakëve nuk pati persona të lënduar.

“Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Viron-Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Dacia” i marrë me qira nga shtetasi spanjoll M. F., 40 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar turistët në qytetin e Sarandës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.