Sylvinho motivon lojtarët para Kroacisë: Ndoshta nesër fitojmë, nuk do heqim dorë

Trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë folur për mediat para sfidës së nesërme me Kroacinë. Braziliani tha se Shqipëria luan ndaj ekipeve

Qeshor 18, 2024 - 19:00
 0
Sylvinho motivon lojtarët para Kroacisë: Ndoshta nesër fitojmë, nuk do heqim dorë

Trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë folur për mediat para sfidës së nesërme me Kroacinë.

Braziliani tha se Shqipëria luan ndaj ekipeve më të mira, por skuadra nuk do të heqë dorë deri në minutën e fundit.

“Luajmë me ekipet më të mira, mësojmë nga këto ndeshje, do bëjmë më të mirën që mundemi, është gëzim që të luajmë kundër ekipeve, që kanë lojtarë të nivelit të lartë teknik dhe është e mrekullueshme që të luajmë më këto skuadra. Nuk do heqim dorë as në kohën shtesë, kjo është ajo çfarë do bëjmë. Ne e kemi respektuar Italinë dhe e kemi qenë në lojë deri në fund. Ndoshta nesër do të fitojmë, kushedi, por do jemi aty për të luajtur”, tha ai. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.