Berat/ Mbyllet dera e blinduar, nënës i mbetet brenda banesës fëmija 6-muajsh! Zjarrfikësit futen me shkallë nga ballkoni

Një fëmijë 6-muajsh ka mbetur i vetëm për disa minuta në banesë, pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar duke pastruar dhe dera i është mbyllur nga era, duke e lënë nënën jashtë. Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati shumëkatësh në lagjen “30 Vjetori”, në banesën e shtetasit Lulëzim […]

Qeshor 18, 2024 - 19:15
 0
Berat/ Mbyllet dera e blinduar, nënës  i mbetet brenda banesës fëmija 6-muajsh! Zjarrfikësit futen me shkallë nga ballkoni

Një fëmijë 6-muajsh ka mbetur i vetëm për disa minuta në banesë, pasi nëna e tij kishte hapur derën e blinduar duke pastruar dhe dera i është mbyllur nga era, duke e lënë nënën jashtë.

Ngjarja ka ndodhur në katin e tretë të një pallati shumëkatësh në lagjen “30 Vjetori”, në banesën e shtetasit Lulëzim Braja, në Berat.

Duke qenë se fëmija i mitur kishte ngelur i vetëm brenda në banesë, nëna ka njoftuar menjëherë policinë dhe zjarrfikësit.

Efektivët e shërbimit zjarrfikës kanë ndërhyrë me sukses, duke u futur nga ballkoni me anë të shkallëve të emergjencës./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.