Orban dhe Rutte gjejnë “gjuhën” e përbashkët, Hungaria e mbështet kandidaturën për udhëheqjen e NATO-s

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban , i cili më herët kundërshtoi emërimin e kryeministrit holandez Mark Rutte në drejtimin e NATO-s, më në

Qeshor 18, 2024 - 19:15
 0
Orban dhe Rutte gjejnë “gjuhën” e përbashkët, Hungaria e mbështet kandidaturën për udhëheqjen e NATO-s

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban , i cili më herët kundërshtoi emërimin e kryeministrit holandez Mark Rutte në drejtimin e NATO-s, më në fund vendosi të mbështesë këtë vendim.

Rutte konfirmoi se nëse ai bëhet Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, Hungaria nuk do të jetë e detyruar të marrë pjesë në aktivitetet e NATO-s në Ukrainë dhe duke pasur parasysh këtë angazhim, Hungaria është e gatshme ta mbështesë.

Rutte dhe Orban, të cilët janë përplasur disa herë në të kaluarën, u takuan në margjinat e darkës së liderëve të BE-së në Bruksel, duke rritur pritshmëritë se së shpejti mund të hiqet kundërshtimi i Budapestit që kryeministri holandez të marrë postin e sekretarit të përgjithshëm, diçka që kërkon mbështetje unanime nga shtetet anëtare.

Një zëdhënës i Rutte tha se të dy patën një “bisedë të mirë” dhe kryesisht folën për rezultatet e një takimi midis Jens Stoltenberg dhe kryeministrit hungarez.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.