VIDEO/ Sfida Turqi-Gjeorgji: Mbyllet në paqe pjesa e parë, spektakël, VAR dhe gola

Sfida mes Turqisë dhe Gjeorgjisë në pjesën e parë është mbyllura në shifrat 1-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin turqit, por gëzimi i tyre zgjati shumë pak pasi gjeorgjianët reaguan shpejt duke kthyer baraspeshën në stadiumin e Dortmund. REZULTATI LIVE | TURQI-GJEORGJI 1-1 25′ Muldur / 32′ Mikautadze NGJARJET KRYESORE  45′ Mbyllet pjesa e […]

Qeshor 18, 2024 - 19:15
 0
VIDEO/ Sfida Turqi-Gjeorgji: Mbyllet në paqe pjesa e parë, spektakël, VAR dhe gola

Sfida mes Turqisë dhe Gjeorgjisë në pjesën e parë është mbyllura në shifrat 1-1. Të parët që kaluan në avantazh ishin turqit, por gëzimi i tyre zgjati shumë pak pasi gjeorgjianët reaguan shpejt duke kthyer baraspeshën në stadiumin e Dortmund.

REZULTATI LIVE | TURQI-GJEORGJI 1-1

25′ Muldur / 32′ Mikautadze

NGJARJET KRYESORE 

45′ Mbyllet pjesa e parë në Dortmund, baraspeshë totale.

43′ Kvaratskhelia provon të bëhet i rrezikshëm me inkursionet e tij por turqit i kanë marrë masat mirë dhe e ndalojnë.

40′ Çalhanoglu kroson në zonë ga goditja e dënimit, aty gjendet Ajhan që godet një gjysmërrafishatë por bllokohet nga një mbrojtës gjeorgjian.

35′ Marrin zemër gjeorgjianët, provojnë të sulmojnë me forca të shumta.

32′ GOOOOOOOOOL GJEORGJIA! Koçorashvili hedh një top nga krahu i djathtë për në qeendër të zonës ku ndodhet Mikautadze i cili e devijon sferën dhe e çon në rrjetë. (VIDEO)

26′ Tjetër gol për Turqinë, por këtë herë gjyqtari ua prish festën për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

25′ GOOOOOOOOOOOOOL TURQIA! Muldur provon me një goditje fluturimthi dhe e çon topin në trrekëndësh duke i dhënë përparësinë turqve. (VIDEO)

21′ Tjetër rast i mirë për Turqinë, Çalhanoglu bën një kthesë dhe tenton portën por goditja shkon jashtë. (VIDEO)

17′ Koçorashvili hedh një top në zonë nga krahu i majtë por atje nuk ndodhet askush përr ta devijuar topin.

12′ Tani është Gjeorgjia ajo që tregohet e rrezikshme. Kvaratskhelia provon me një goditje nga distanca por portieri Gunok qetson gjithçka dhe pret topin.

11′ Truqia i afrohet shumë golit. Ajhan provon fatin me një godijte nga distanca dhe topi trondit shtyllën. (VIDEO)

10′ Arda Gyler kroson nga krahu i majtë i goditjes së këndit dhe në zonë është përsëri Bardakçi që godet por përsëri jashtë.

7′ Çalhanoglu provon goditjen nga jashtë zone por bllokohet nga mbrojtja gjeorgjiane.

6′ Çalhanoglu kroson nga goditja e këndit dhe gjen në zonë Bardakçin, ky i fundit gjuan topin por shkon jashtë.

4′ Arda Gyler provon të krosojë nga krahu i djathtë, por në zonë nuk ndohet askush që ta devijojë topin.

3′ Truqia provon të administrojë topin këto minuta të para.

1′ Starton ndeshja në Dortmund.

FORMACIONET ZYRTARE

TURQIA (4-2-3-1): Gynok; Myldyr, Akajdin, Bardakçi, Kadioglu; Ajhan, Çalhanoglu; Gyler, Këlçy; Jildiz; Jilmaz | Trajner: Vinçenzo Montela

GJEORGJIA (5-3-2): Marmardashvili, Kashia, Dvali, Kverkvelia, Kakabadze, Tsitaishvili; Makvabishvili, Çhakvetadze, Koçorashvili; Kvaratskhelia, Mikautadze | Trajner: Uilli Sagnol

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.