Ish kapiteni i kombëtares: Na e dhanë me duart e tyre golin. U duk sikur po luanin burrat me fëmijët, i respektuam shumë italianët

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, i ftuar në Ditarin e Pasdites në A2 CNN, foli për humbjen me Italinë në Europian të Kombëtares shqiptare. Për Vatën, para ndeshjes me Italinë pati disa deklarata që pompuan artificialisht ambientin kuqezi dhe kërkesat e tifozëve. “Skuadra jonë është e brishtë, e pakrijuar siç duhet për t’u përballur […]

Qeshor 18, 2024 - 20:05
 0
Ish kapiteni i kombëtares: Na e dhanë me duart e tyre golin. U duk sikur po luanin burrat me fëmijët, i respektuam shumë italianët

Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Rudi Vata, i ftuar në Ditarin e Pasdites në A2 CNN, foli për humbjen me Italinë në Europian të Kombëtares shqiptare.

Për Vatën, para ndeshjes me Italinë pati disa deklarata që pompuan artificialisht ambientin kuqezi dhe kërkesat e tifozëve.

“Skuadra jonë është e brishtë, e pakrijuar siç duhet për t’u përballur në këto nivele. Sylvinho thotë se luajmë me lojtarë të nivelit të lartë dhe kjo na rrit më shumë. Kjo duhet të jetë strategjia e ekipit kombëtar.

Ndoshta u frymëzuam më shumë nga disa deklarata të disa njerëzve të rëndësishëm të futbollit, të cilët na e shitën rezultati ne ndeshjes së parë, pa u luajtur akoma.

U pompuam artificialisht me një shpresë false. Në futboll çdo gjë është me llogari dhe në bazë të kualiteteve dhe eksperiencës. Mund të ketë edhe surpriza, por në logjikën normale të të menduarit, nuk mund të mendojë në këtë rast se ne jemi një komb më i fuqishëm se Italia”, tha ai.

Më tej, ai theksoi se Shqipëria i lëshoi më shumë territor Italisë dhe kjo ndikoi.

“Na dhuruan një gol me dorë. Më pas, situata u kthye sikur po luanin burrat me fëmijët. Mu duk sikur ne i respektuam më shumë se ç’duhet Italianët”, tha Vata./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.