Pas takimit me Bislimin, Lajçak pritet të vizitojë Serbinë, caktohet takimi me Vuçiç

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Serbinë të mërkurën, ku do të takohet me presidentin e Serbisë,

Qeshor 18, 2024 - 20:15
 0
Pas takimit me Bislimin, Lajçak pritet të vizitojë Serbinë, caktohet takimi me Vuçiç

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, do të vizitojë Serbinë të mërkurën, ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, të cilat shkruajnë se takimi do të nis në orën 18:00.

Kjo vizitë e Lajçak në Serbi, vjen pas takimit me zëvendëskryeministrin e Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, njëherësh shef i ekipit negociator të palës kosovare në procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

Pas këtij takimi, Lajçak theksoi se duhet të hiqen masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës dhe që ura mbi lumin Ibër duhet të hapet në një mënyrë që nuk përshkallëzon situatën mes dy vendeve./vizionplus.tv/

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.