Portugali-Çeki/Mbyllet e bardhë pa gola pjesa e parë e ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të Euro 2024

Mbyllet e bardhë pa gola pjesa e parë e ndeshjes Portugali-Çeki, e cila eshte dhe ndeshja e fundit e fazës së grupeve të Euro 2024. Portugalia nisi me ambicie të mëdha Euro 2024, ku shumëkush e sheh atë si një prej skuadrave favorite për të triumfuar në këtë turne. Megjithatë, përballë ka një ekip si […]

Qeshor 18, 2024 - 22:10
 0
Portugali-Çeki/Mbyllet e bardhë pa gola pjesa e parë e ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të Euro 2024

Mbyllet e bardhë pa gola pjesa e parë e ndeshjes Portugali-Çeki, e cila eshte dhe ndeshja e fundit e fazës së grupeve të Euro 2024.

Portugalia nisi me ambicie të mëdha Euro 2024, ku shumëkush e sheh atë si një prej skuadrave favorite për të triumfuar në këtë turne. Megjithatë, përballë ka një ekip si Republika Çeke që jo rrallëherë në fazën finale ka bërë çudi.

Ashtu siç pritej, në ndeshjen e sotme titullar nga minuta e parë me shiritin e kapitenit është Kristiano Ronaldo, i cili mendohet se do të luajë turneun e tij të fundit madhor dhe dëshiron që të përsëritë historinë si 8 vite më parë kur ngriti lart trofeun.

FORMACIONET ZYRTARE

Portugalia (3-5-2): Diogo Kosta; Dalot, Pepe, Ruben Dias; Zhoao Kanselo, Bernardo Silva, Bruno Fernandes, Vitinja, Nuno Mendesh; Ronaldo, Leao.
Trajner: R. Martinez

Republika Çeke (3-5-2): Stanek; Holesh, Hranac, Krejçi; Kufal, Sulç, Suçek, Provod, Dudera; Kushta, Shik.
Trajner: I. Hashek

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.