FOTO/Mbappé i dëmtuar kërkon ide për maskën​, merr sugjerime të çuditshme

Disa orë pasi Kylian Mbappé theu hundën gjatë ndeshjes hapëse të Francës në Euro 2024 dhe iu kërkua të mbante një maskë nëse luan një ndeshje tjetër, ylli francez i futbollit kërkoi në “X”, ide për maskat që i​​​ duhet për fytyrën. Postimi i tij mori një mori përgjigjesh gazmore, duke përfshirë disa të parashikueshme, […]

Qeshor 18, 2024 - 23:00
 0
FOTO/Mbappé i dëmtuar kërkon ide për maskën​, merr sugjerime të çuditshme

Disa orë pasi Kylian Mbappé theu hundën gjatë ndeshjes hapëse të Francës në Euro 2024 dhe iu kërkua të mbante një maskë nëse luan një ndeshje tjetër, ylli francez i futbollit kërkoi në “X”, ide për maskat që i​​​ duhet për fytyrën. Postimi i tij mori një mori përgjigjesh gazmore, duke përfshirë disa të parashikueshme, disa politike.

Mjekët diagnostikuan një frakturë të hundës dhe rekomanduan një maskë për fytyrën nëse sulmuesi luan në ndeshjen tjetër të Euro 2024.

Ndërsa lajmet u përhapën në faqet sportive dhe të mediave sociale, Mbappé shkoi në X.

“A keni ndonjë ide për maska?” – pyeti fansat.

Idetë erdhën shpejt, të furishme dhe me humor.

“Ja një ide, Kylian,” u përgjigj një fans me një fotografi të Mbappe-së i veshur me një maskë të Turtles Teenage Mutant Ninja.

Mbappé u ngacmua për shkak se i ngjante Donatellos dhe klipi i dhomës së zhveshjes u bë viral shtatë vjet më parë.

Disa prej sugjerimeve nga fansat sugjeruan për të vendosur maskë me fytyrën e presidentin Emmanuel Macron pasi në fundjavë Mbappe u bëri thirrje të rinjnve të mos votojnë për “ekstremistët” në zgjedhjet në Francë që do të mbahen më 30 qershor dhe në 7 korrik.

Kapiteni francez, i cili u transferua tek Real Madrid këtë verë, është në dyshim nëse do të luajë ndaj Holandës.

Franca do të luajë të premten ndaj Holandës në Lajpic në ndeshjen e dytë të grupit D.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.