Tritol makinës së policit në Shkodër, shpërthen lënda plasëse e vendosur në gomën e pasme

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër. policia Raportohet se lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të automjetit të një efektivi policie në në lagjen “Tepe”. Mësohet automjeti i efektivit me iniciale K. S., 50 vjeç, ishte i parkuar në oborrin e banesës dhe […]

Qeshor 19, 2024 - 08:10
 0
Tritol makinës së policit në Shkodër, shpërthen lënda plasëse e vendosur në gomën e pasme

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Shkodër.

policia

Raportohet se lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të automjetit të një efektivi policie në në lagjen “Tepe”.

Mësohet automjeti i efektivit me iniciale K. S., 50 vjeç, ishte i parkuar në oborrin e banesës dhe lënda plasëse ishte vendosur tek goma e pasme e automjetit.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Njoftimi:

Ngjarja ndodhi rreth orës 04:00, në lagjen “Tepe”. Mësohet se në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.