Xhama të thyer dhe prapakolp i dëmtuar, çfarë ka mbetur pas shpërthimit të tritolit në makinën e policit shkodran

Efektivit të policisë rrugore në Shkodër, Kastriot Selimaj, i është vendosur një sasi tritoli në automjetin e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen

Qeshor 19, 2024 - 09:50
 0
Xhama të thyer dhe prapakolp i dëmtuar, çfarë ka mbetur pas shpërthimit të tritolit në makinën e policit shkodran

Efektivit të policisë rrugore në Shkodër, Kastriot Selimaj, i është vendosur një sasi tritoli në automjetin e tij.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Tepe” rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.

Gazetari i Vizion Plus, Bepin Kolvata, ka siguruar pamjet e makinës, e cila është dëmtuar pas shpërthimit të tritolit.

Sasia e lëndës plasëse ishte vendosur në gomën e pasme të automjetit, i cili ndodhej i parkuar në oborrin e shtëpisë.

Xhami i përparmë i makinës ëhstë dëmtuar plotësisht teksa janë thyer edhe xhamat e dyerve të makinës dhe është dëmtuar prapakolpi. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Pritet që policisë t’i vijnë në ndihmë kamerat e sigurisë që ishin në banesë dhë në rrugicën e rrugës.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.